08.04.2023 - 17:14
Bërnlej është ekipi i parë që ka arritur të sigurojë ngjitjen në Premier Ligë, plot 7 javë para fundit të kampionatit.
Skuadra e drejtuar nga Vinsent Kompani mundi me rezultatin 1-2 Midëllsbroun dhe kështu siguroi matematikisht një vend në elitën e futbollit anglez sezonin e ardhshëm, duke e dominuar Championshipin nga fillimi deri në fund.
Në vendin e dytë ndodhet Shefilld Junajtid, që gjithashtu duket se është pranë rikthimit në Premier Ligë, ndërsa në zonën “playoff” pritet të jetë një betejë e fortë.