MENU
klinika

Urojnë për më shumë paqe, begati dhe dashuri

Besimtarët katolikë në Korçë e Berat festojnë Pashkët

09.04.2023 - 10:35

Besimtarët katolikë në qarkun e Beratit, në vigjilje të festës së madhe të Pashkëve, i janë drejtuar Kishës Katolike “Zonja e mirë” në Kuçovë, për të kremtuar meshën e pashkëve.

Gjithashtu edhe në Korçë besimtarët katolikë kanë festuar Pashkën.

Ndërkohë mesha e Pashkëve në Berat, më e rëndësishmja në kalendarin e krishterë për vetë simbolikën e ringjalljes së Krishtit është mbajtur nga Prifti Giuseppe Tossi, i cili ka drejtuar lutjen e traditës sipas liturgjisë, me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.

Mesha e shenjtë u ndoq nga dhjetëra besimtarë katolikë, të cilët ishin mbledhur brenda ambienteve të Kishës, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë për paqe dhe një jetë sa më të mirë.

Mesnata solli për besimtarët katolikë lajmin e gëzuar se “Krishti u ringjall”, e bashkë me të edhe shpresa për botën. Flaka e shenjtë e mesnatës ju përçua besimtarëve katolikë, që në të ndezën qirinjtë e shpresës dhe sipas traditës flakën e qirinjve ndezur ata e marrim me vete në shtëpi, me shpresën se e mira dhe begatia do të mbizotërojë në familjet e tyre.

Në përfundim të Meshës së Shenjtë, besimtarët katolikë beratas uruan njëri-tjetrin për më shumë paqe, begati dhe dashuri në familjet e tyre.

Në qarkun e Beratit ka rreth 300 familje katolike që jetojnë në qytetet Berat e Kuçovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tradita dhe simbolika me vezën e kuqe

Besimtarët katolikë festojnë sot Pashkët