MENU
klinika

Ato ndryshuan edhe lojën...

Disa milimetra… dhe teknologjia e portës e shpëtuan PSG

09.04.2023 - 17:01

Kur ligji i teknologjisë arrin kulmin. Këtë të shtunë në mbrëmje, OGC Nice mendoi se barazoi kundër PSG-së, pas një goditjeje nga Dante në minutën e 51-të. Me sy të lirë, edhe në lëvizje të ngadaltë, është për t’u gabuar.

Topi duket se ka kaluar vijën, pasi goditi traversën. Por nuk është kështu. Arbitri nuk u dridh dhe as ora e tij. Imazhet e zbuluara nga teknologjia e vijës së portës, tregojnë se kjo goditje u zhvlerësua vetëm nga disa milimetra. Skuadra pariziene e Christophe Galtier shpëtoi.

Ky fakt i lojës rrezikon të ushqejë debate pas ndeshjes. Me këtë rast, portieri italian Gianluigi Donnarumma, në një mbrëmje të mrekullueshme, nuk mundi të bënte asgjë kundër këtij episodi. PSG-ja udhëhoqi shpejt në këtë takim pas golit Lionel Messit (26’), për ta konsoliduar fitoren 2-0 me Sergio Ramos (76’).

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin