MENU
klinika

1 milionë shqiptarë u detyruan të lënë shtëpitë

24 vite nga nga eksodi i madh në Kosovë

10.04.2023 - 11:25

Sot shënohet 24-vjetori i eksodit të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth 1 milionë shqiptarë janë detyruar nga forcat serbe të shpërnguleshin në Maqedoninë e Veriut. Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kanë kaluar kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

187 refugjatët e parë nga Kosova ishin shumica fëmijë dhe gra, të cilët u dëbuan në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore dhe të plagosur me mjete të forta. U morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre me mjete të transportit civil dhe ushtrisë nga Drejtuesit e Prefekturës së Kukësit. Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizrenit, Krushë e Madhe dhe Zym.

Për të kujtuar ditët e shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit është inauguruar monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”. Eksodi i shqiptarëve shënohet edhe në Kukës, çdo 16 prill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Vuçiç dhe Thaçi ranë dakord për shfuqizimin e..."

Grenell zbulon se si dështoi ‘marrëveshja finale’ Kosovë-Serbi

REL: Më mirë të mos jetë, sesa të marrë notë negative

Prishtina s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE…

“Sekret i errët” fshihet pas vizitës së Xi Jinping

Presidenti kinez ‘po përdor’ Vuçiç për të ‘pushtuar’ Evropën