MENU
klinika

Leva dhe Benzema

10 javë për një… “Këpucë”

10.04.2023 - 13:19

Robert Levandovski (34 vjeç) dhe Karim Benzema (35) do të luftojnë për të qenë golashënuesi më i mirë në La Liga në sezonin 2022-2023 në 10 javët e mbetura – për polakun janë 11 javë.

Sulmuesi polak i Barçës, i cili e nisi kampionatin shumë fort për të udhëhequr renditjen e golashënuesve, numëron 17 gola, ndërsa sulmuesi francez i Realit të Madridit, i cili për momentin ka ngecur në kuotën e 14 golave. Benzema nuk ka mundur të shënojë kundër Vijarrealit të shtunën në mbrëmje, ndërsa Levandovski do të zbresë sonte në mbrëmje në fushë kundër Gironës. Pasi shënoi 13 gola në 12 ndeshjet e para në La Liga, Leva “ngeci” në dy ndeshjet e fundit para Kupës së Botës në Katar.

Ai nuk shënoi as në fitoren 2-0 kundër Almerias (ai humbi një penallti) dhe as në fitoren 1-2 në Pamplona (u përjashtua me karton të kuq pas 30 minutash lojë). Para se të vuante dënimin me tri ndeshje për atë karton të kuq, ai gjithashtu nuk shënoi në derbin kundër Espanjolit (1-1) në rifillimin e Ligës. Dhe para se të shënonte dy gola kundër Elçes fundjavën e kaluar, ai shënoi vetëm dy gola në La Liga kundër Betisit dhe Kadizit në shkurt. 17 gola në 23 ndeshje janë shifra spektakolare për Levën gjithsesi, me një mesatare prej 0.73 golash për ndeshje, por është e qartë se ai ka humbur disi efektivitetin e tij. Nga ana tjetër, mesatarja e Benzemasë është pak më e mirë (0.82 gola për ndeshje), sepse për shkak të dëmtimeve ai ka luajtur vetëm 17 nga 27 ndeshjet, duke shënuar 14 gola.