MENU
klinika

Hidhet shorti i parë

Rifillon Vettingu në Policinë e Shtetit, në “sitë” drejtuesit e lartë

11.04.2023 - 12:15

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi procedurën e hedhjes së shortit të parë për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së.

I pranishëm për të ndjekur afër procesin ishte edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i AMP-së, Ardi Veliu, përfaqësues të ICITAP, si edhe trupat vlerësuese.

Gjatë fjalës së tij, Çuçi kërkoi që vlerësimi të kryhet në transparencë të plotë duke theksuar më tej se ky vlerësim është një moment i rëndësishëm për të forcuar integritetin e trupës policore.

“E rëndësishme është transparenca dhe shpejtësia e këtij procesi. Duhet të jeni objektivë, të shpejtë dhe transparentë. Ky vlerësim është një moment shumë i rëndësishëm për të forcuar integritetin e trupës policore”, tha Çuçi.

Në finale u shortuan 36 subjektet e vlerësimit që do i nënshtrohen vettingut në të treja shtyllat e vlerësimit; pastërtia e figurës, pasuria dhe aftësitë profesionale.

Lista emërore si më poshtë bashkë me funksionin që ushtrojnë:

Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit, në Drejtorinë e Përgjithshme
Drejtues i Lartë Zenel Hyka, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues i Parë Altin Qato, Drejtor, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamentin e Sigurisë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues i Parë Arjan Muça, Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues i Parë Edmond Rizaj, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues i Parë Edmond Sulaj, Drejtor në Drejtorisë kundër Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues i Parë Fatmir Lleshaj, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues i Parë Genc Merepeza, Drejtor Kabineti, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues i Parë Hamdi Fjora, Drejtor i Drejtorisë së Forcave lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues i Parë Nevila Xoxa (Resulaj), Drejtor në Drejtorinë e Tekonoligjisë së informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues i Parë Theodhori Gravani, Drejtor në Drejtorinë e Protokollit në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues Shpresa Latifi, Drejtor i Drejtorisë së Financës në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues Gentian Ndoi, Drejtor i Drejtorisë për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues Vilma Ibrahimi, Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe informacionit Kriminal, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtues i Parë Ervin Hodaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
Kryekomisar Ilir Proda, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan
Drejtues i Parë Kastriot Skënderi, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat
Drejtues i Parë Lorenc Panganika, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier
Drejtues Dhimitraq Ziu, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër
Drejtues Ermal Muçaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë
Drejtues i Parë Vehbi Bushati, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë
Drejtues Altin Merizaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Shkodër
Drejtues Arben Joco, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Tiranë
Drejtues Fatmir Hoxha, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Korçë
Drejtues Luan Arifaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Durrës
Drejtues Ndue Doçi, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Gjirokastër
Kryekomisar Eduard Sulejmani, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Vlorë
Kryekomisar Alban Dautaj, Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Altin Curri, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Elidon Çela, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Eljona Preçi, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Shkëlqim Zuriqi, Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Drejtues i Parë Vasil Dode, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit pranë Gardës së Republikës
Drejtues Liman Hoxha, Drejtor i Drejtorisë për Sigurinë e PLSH pranë Gardës së Republikës

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin