MENU
klinika

Champions League

Sonte ‘momenti i gjykimit’ për Milan-Napoli

12.04.2023 - 13:08

Dita mbërriti. Sonte Milan-Napoli do të luajë aktin e parë të shumëpritur të çerekfinales së Champions League ku që në krye duhet përmendur se Spaletti nuk ka në dispozicion yllin e sulmit Osimhen, por jo vetëm.

Megjithatë kryesuesit e Seria A duan të marrin hak për disfatën e turpshme 4-0 në kampionat dhe mbi të gjitha për të vijuar sezonin e jashtëzakonshëm me arritje historike. Trajneri Spaletti tha se mungesat, përfshirë edhe sulmuesin tjetër Simeone, nuk do bëhen pengesë që Napoli të fitojë. Ai shtoi se deri këtu nuk kanë ardhur rastësisht dhe këtë do e dëshmojnë edhe në ‘San Siro’. Nga ana tjetër optimizmi është shumë i lartë edhe te Milan. Para ndeshjes kapiteni Hernandez ka deklaruar se ‘Topin e Artë’ do ta ndërronte me një Champions te Milani, ndërsa trajneri Pioli thotë se ‘duke ëndërruar mund të arrihet gjithçka, siç ndodhi sezonin e kaluar në Seria A’. Te ‘djalli’ ndërkohë mungojnë Ibrahimovic dhe Kalulu.

Sakaq në Santiago Bernabeu do zbresin në fushë kampionët në fuqi të Europës, Real Madrid që përballë do ketë Chelsea-n, me anglezët që kërkojnë të hakmerren për eliminimin në 1/8 në sezonin e kaluar.

Të dy skuadrat vijnë pas momenteve jo të mira në kampionat, ndërsa para ndeshjes trajneri Ancelotti i Real Madrid nuk i ka pranuar kritikat, ndërsa ka shtuar se duhen 180 minuta perfekte për kualifikimin. Nga ana tjetër trajneri Lampard i Chelsea-s kërkon që skuadra të ketë shumë uri në këtë përballje. Te anglezët mungon Aubameyang, ndërsa Reali është i plotë. Si spanjollët ashtu edhe anglezët janë dy fituesit e fundit të Champions League.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin