Rihanna u sigurua që familja e saj në rritje të kishte më shumë hapësirë, duke blerë apartamentin nën çati të katit të 40-të në të njëjtën ndërtesë, ku ajo tashmë zotëron një shtëpi me tre dhoma gjumi në një hapësirë prej 3500 metrash katrorë.
Përpara lindjes së fëmijës së saj të dytë, këngëtarja 35 vjeçare, bleu një apartament të madh, që është më shumë se dyfishi i madhësisë së apartamentit të saj të mëparshëm, me një sipërfaqe të madhe prej 9290 metrash katrorë me katër dhoma gjumi dhe gjashtë banjo.
Pavarësisht çmimit të lartë të listimit prej 28 milionë dollarësh, ajo arriti ta negociojë atë në 21 milionë dollarë.
Këngëtarja do të banojë atje me djalin e saj, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende publikisht, dhe të dashurin aktual, reperin A$AP Rocky, me të cilin filloi të dalë pas gati një dekade miqësie.
Apartamenti i ri është i pajisur me katër dhoma gjumi, tetë banjo dhe katër tarraca me pamje të jashtëzakonshme të Los Angeles-it dhe rrethinave të tij.
Çmimi i lartë i apartamentit nuk do të dëmtojë shumë llogarinë bankare të Rihanna-s, duke pasur parasysh se ajo është ndër femrat më të pasura në botë. Sipas listës së miliarderëve të “Forbes”, RiRi ka një pasur neto prej 1.4 miliardë dollarësh (1.5 milion euro).