MENU
klinika

Ylli Pata

Shkaqet e tërheqjes së kandidatëve të Alibeajt në disa qytete

13.04.2023 - 18:27

Ka një entuziasëm të shtuar nga mediat pranë Berishës për tërheqjen alla domino të disa kandidatëve të PD-së së Alibeajt, si për shembull në Lezhë, Mirditë apo Gjirokastër.

Në logjikën e parë, kjo tregon që realisht Foltorja e ka konsideruar dhe e konsideron PD-në si rivalin më të madh politik, ndaj dhe janë entuziazmuar. E në thelb kanë të drejtë. Partia Demokratike, ajo zyrtare, e Alibeajt, do të ishte realisht kundërshtarja politike, por edhe një forcë që mund të lëvizte gjërat brenda opozitës.

Mirëpo gjithçka siç dihet shkoi për dreq në vendimin apo më mirë mosvendimin e kryesisë së PD-së javën e shkuar, ku u vendos që të mos dilet me kandidatë në qytetet kryesore të vendit.

E pikërisht ai vendim, që në fakt është mos vendim ëDashtë fatale për PD-në dhe favorizon foltoren duke e bërë të vetmin kundërshtar politik të mazhorancës. E si të tillë, të gjithë njerëzit që mezi presin të votojnë kundër qeverisë, do të votojnë për Sali Berishën e Ilir Metën.

Insistimi i Alibeajt që të dalë me kandidatë në Tiranë dhe disa bashki të vendit ishte më shumë një veto personale, por që do të shërbejë si një valvul sigurie për të mos zhdukur përfundimisht pjesën më të rëndësishme rezistente kundër Sali Berishës Brenda opozitës shqiptare.

Ishte krejt e pritshme që mos dalja me kandidatë në Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçë, e qytete të tjera, do të sjellë një zhvillim të tillë. Partia Demokratike, me atë vendim kryesie ka lënë të vetëm degët e PD-së në rrethe, të cilët janë përballur me një seri të tmerrshme presionesh apo edhe joshjesh për të hapur rrugën. Largimi i kandidatëve ka ndodhur sepse nuk ka pasur asnjë mbrojtje apo reagim nga ana e kryesisë së PD-së.

Pasi shumica e deputetëve të PD-së, nuk duan që të kenë sukses degët, strukturat reale, sepse përndryshe ata nuk e kanë sigurinë e kandidimit të tyre në zgjedhjet e ardhshme. Pikërisht një eklipsim i strukturave të PD-së, krijon mundësinë e pazareve në kupolën qendrore. Për shembull Ervin Saljanji, që është deputet i Korçës, bën fushatë në bashkinë Kavajë, pasi ai nuk i ka hiç punët me degën e qarkut ku ka dalë deputet. Ndaj dhe kandidati i Korçës një herë shkoi me foltoren, pastaj me PD-në e kur e u gjet pa përkrahje shkoi te Berisha.

Në zgjedhjet lokale nuk mund që një parti pretendente të marrë këshilltarë pa pasur kandidat, siç vendosi PD-ja në kryesinë e fundit. Pasi është kandidati për kryetar që mbledh me vete të gjithë vëmendjen dhe interesin politik të njerëzve që përfshihen në fushatë.

Sondazhi i dhënë nga institute Piepoli, i cili duhet thënë se ka rezultuar përgjithësisht i saktë në disa zgjedhje që prej 2017-s, megjithatë percepton një përqindje në rritje të Partisë Demokratike zyrtare që shkon në 10% për çdo bashki, sidomos ato të mëdhatë. Por perceptimi në këtë rast fshihet edhe më shumë e ka gjasa që gjërat të marrin një lëvizje më shumë gjatë fushatës. Gjithsesi, vendimi për të mos kandiduar në 61 bashkitë nga ana e Partisë Demokratike ka qenë realisht i gabuar, madje fatal, pasi mund të arrihej që në një kohë të shkurtër të rekuperohej një rezultat pozitiv pas luftës së gjatë civile.

Një rezultat pozitiv apo i mirë nga PD, do të ishte një gur kilometrik për opozitën në të ardhmen, duke nisur që nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë, një rezultat pozitiv për koalicionin Meta-Berisha do ta ketë peshën specifike krejt më të vogël. Fuqia apo pesha potenciale e saj, ose do të varet nga ndonjë kandidat fitues, i cili vërtet arrin një kohezion në komunitet dhe krijon autonomi, por nuk arrin dot të prodhojë politikë për partinë e tij në të ardhmen.

Megjithatë vendimi për të mos dalë me kandidatë për kryetar bashkie, ka ndodhur thjesht për arsye egosh, të palëve në kryesi. Pasi kandidatët, do të ishin nesër kupola e re e Partisë Demokratike, e cila edhe nëse nuk do të fitonin, do të ishin legjitimisht krerët përkatës të qarqeve në zgjedhjet parlamentare. Por edhe sot, edhe me këtë gabim të rëndë që kanë bërë udhëheqësit e PD-së, ata nuk mund të shpëtojnë përballë njerëzve të bazës, të cilët edhe më 14 maj do të jenë dëshmitarët realë të një zhvillimi politik që e perceptojnë më afër dhe më realisht nga të gjithë.

Strukturat e PD-së, në shumicën më të madhe të rasteve do të rezistojnë aq sa mundet nga furia e foltores. Aty ku do të ketë rezultat fitues, natyrisht që gjërat brenda opozitës mund të rikonfigurohen, pasi do të rritet pushteti i kandidatëve apo këshilltarëve të foltores. Të cilët, prej kohësh po luftojnë me strukturat e PD-së në bazë. E ky rivalitet është një proces që do të zgjasë deri në daljen e një amalgame fituese dhe alternative opozitare. Por sërish, deputetët dhe anëtarët e kryesisë që prodhuan këtë situatë kaotike do të jenë të humbur. Përveç rasteve kur kanë marrë sigurinë nga Berisha e Meta. Megjithatë, kjo nuk duhet marrë gjithnjë për bazë, pasi marrëveshjeve nuk i qëndron kush në politikën shqiptare, aq më shumë në situatën aktuale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme