Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka sjellë në vëmendje rëndësinë që kanë rritja e rrogave të ushtarakëve.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por nuk kishin asnjë rrugë tjetër përveçse të çonin përpara ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej dhe siç e dëshironin të gjithë.
Me ndryshimin e bërë nga qeveria, paga e një nëntari që aktualisht është 65,100 lekë, në maj të këtij viti do të rritet në 84,369 lekë dhe në maj të 2024 do shkojë në 94,540 lekë.
“Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej dhe siç e dëshironim të gjithë. Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s🤝