14.04.2023 - 13:31
Erling Haland vazhdon të shkëlqejë me Mançester Sitin këtë sezon, teksa në Ligën e Kampionëve këtë sezon ka shënuar 11 gola.
Një grafik i shpërndarë së fundmi nga UEFA tregon se sa hapa gjigantë është duke hedhur norvegjezi në karrierën e tij.
22-vjeçari ka shkuar në kuotën e 34 golave në 26 ndeshje në karrierën e tij në Champions dhe nuk ka ndërmend të ndalet këtu.
Që tani ai është shumë pranë për të kapur legjenda të futbollit si Sheveçenko, Ibrahimoviç apo Van Nistelroj, por synimi i tij janë Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, të cilët janë të vetmit që kanë kaluar shifrën e 100 golave në këtë kompeticion.