MENU
klinika

Protestë e politizuar?

Azem Hajdari futet në protestë: Të përplasemi me qeverinë

11.12.2018 - 17:54

Ashtu si babai i tij, i cili u përfshi në protestën e studentëve të dhjetorit të 1990, edhe djali i vogël i Azem Hajdarit, është përfshirë në protestën e dhjetorit të 2018.

Azemi i vogël, pasi mban emrin e babait të tij të djerë, është bashkuar me protestën e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.

Azemi ka ardhur sëbashku me pjestarët e tjerë të FRPD-së. Duke folur për mediat, Azemi ka bërë thirrje për përplasje fizike me qeverinë.

Duke mos patur një kauzë të tyren, PD dhe LSI kanë tentuar që të rrëmbejnë protestën e studentëve për ta shfrytëzuar politikisht kundër qeverisë Rama.