MENU
klinika

"Koncentrimi i ekonomisë në pak zona"

Thellimi i pabarazisë, eksperti: Shkak arsyet e brendshme

15.04.2023 - 11:07

I ftuar në “A2 BUSINESS” me Aurora Sulçen, eksperti për ekonominë, Majlind Lazimi ka folur mbi thellimin e pabarazisë në vendin tonë, për të cilën u shpreh se, nuk është vetëm Shqipëria kur bëhet fjalë për këtë çështje.

Sipas Lazimit, një pjesë e mirë e pabarazisë në vendin tonë është për shkak të arsyeve të brendshme.

Z. Lazimi përse është thelluar pabarazia në vend?

Përtej diskutimit që tashmë është një diskutim global, sepse nuk është vetëm Shqipëria, por bëhet fjalë për një nivel global të pabarazisë. Ka dy elementë sipas meje, një është elementi i kompozimit ekonomik të tendencave teknologjike, që është një nivel pak a shumë ajo që ndodh në botë. Në rastin e Shqipërisë një pjesë e mirë e pabarazisë është për arsye të brendshme.

Që do të thotë, një është elementi i tendencave migratore. Kemi atë që quhet aglomerimi, pra koncentrimi i ekonomisë në pak zona. Së dyti është elementi i kompozimit sektorial të ekonomisë shqiptare, e cila fatkeqësisht ka 30 vite që nuk ka ndryshuar diferencimi ekonomik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët psikiatër ngrenë shqetësimin

Si po godet inflacioni shëndetin mendor!?