Kategoria Parë zhvilloi javën e 23-të. Në gjashtë ndeshje u shënuan pesë gola, duke pasur ‘shterpësi’ në sulm. Kryesuesit e Skënderbeut dhe ndjekësit e Dinamos bënë detyrën, teksa Flamurtari u ndal në transfertë.
Skënderbeu fitoi 2-0 me Korabin me dopietën e Temitope, teksa Dinamo fitoi 1-0 me Besën falë golit të Bardhit. 0-0 doli Flamurtari në transfertën e Burrelit. Fitore edhe për Turbinën, që mori tri pikë në Orikum.
Pas javës së 23-të, Skënderbeu kryeson me 45 pikë, një më shumë se Dinamo. Flamurtari i Longos merr barazimin e dytë radhazi dhe mbetet me 40 pikë në vendin e tretë. Tre javë nga fundi i së Parës, Skënderbeu dhe Dinamo duket me një këmbë në Superligë.
Kategoria e Parë – java 23:
Besëlidhja 0-1 Luzi
Burreli 0-0 Flamurtari
Dinamo 1-0 Besa
Oriku 0-1 Turbina
Skënderbeu 2-0 Korabi
Tomori 0-0 Apolonia
Renditja: