MENU
klinika

(FOTO)

Offset bën tatuazh portretin e reperit të ndjerë

16.04.2023 - 11:12

Offset ka nderuar së fundmi mikun dhe kushëririn e tij të ndjerë, Takeoff, duke realizuar për të një tatuazhi në trup. Reperi i “Migos”, zbuloi portretin e reperit të përjetësuar tashmë në shpinë.

“Të dua”, ka qenë përshkrimi që Kiari Kendrell Cephus (emri i vërtetë) ia ka vënë postimit të ndarë edhe në rrjetin social Instagram.

Takeoff, emri i vërtetë i të cilit ishte Kirsnick Khari Ball, u qëllua për vdekje gjatë një nate jashtë në Houston, Texas, më 1 nëntor 2022. Ai lindi në Lawrenceville, Georgia, në vitin 1994. Reperi nisi të bënte rap me reperët Quavo dhe Offset, xhaxhanë dhe kushëririn e tij, përkatësisht, në vitin 2008 nën emrin kolektiv Polo Club.

Takeoff, i cili ishte pjesë e grupit mjaft të suksesshëm muzikor “Migos” krahas dy anëtarëve tjerë, Quavo dhe Offset. “Migos” shquhej si një nga grupet më me ndikim të brezit të tyre, duke e krijuar një stil të veçantë të repit, i cili ka krijuar këngët hite si: “Bad and Boujee”, “Versace” dhe “Walk It Talk It”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shumë shpejtë bashkëpunim me Cardi B

Offset shtyn lançimin e albumit të ri deri në vitin 2020


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë