MENU
klinika

Fermat e kërmijve

Emigranti u kthye dhe investoi paratë e kursyera në Selenicë

16.04.2023 - 12:44

Pas kthimit nga emigracioni në Itali dhe Kanada, Daniel Xhavara prej një viti ka marrë një sipërfaqe toke me qira në fshatin Penkovë të bashkisë së Selenicës.

52 vjeçari ka ngritur një fermë të veçantë për rritjen e kërmijve. Një sipërmarrje e veçantë për llojin e vet ku investoi paratë e 32 viteve në emigracion.

Fermeri tregon për vlerat kuruese që ka kërmilli që nga mishi i tij që ne në Shqipëri nuk e përdorim deri tek pjesa e lëngut që kërmilli nxjerr, i cili shërben për pastrimin e mëlçisë, kollën, lëkurën etj.

Danieli tregon se si italianët i mësuan rritjen e kërmillit në fermë. Çdo gjë në këtë fermë është bio shprehet Danieli , pasi po të ketë edhe një kimikat në zonën ku kalon kërmilli gjithçka vete dëm.

Për këtë vit që është dhe viti i parë, sipas tij prodhimi është i mbarë dhe shpreson që i gjithë prodhimi të shkojë në Itali.

Në fermën e tij ka punësuar edhe banorë të zonës të cilët vlerësojnë punën e tij dhe falenderojnë Danielin që i ka punësuar.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë