16.04.2023 - 15:22
Gjyqtari Juxhin Xhaja do të drejtojë ndeshjen mes Laçit dhe Partizanit në orën 15:00 të vlefshme për javën e 29-të të Superiores.
Që pas ngjarjes të tmerrshme kur u kërcënua me jetë së bashku me familjen e tij, kjo është sfida e parë që ai do të drejtojë.
Rikujtojmë që Xhaja do të arbitronte duelin mes Kastriotit dhe Bylisit, por ndeshja u anulua për shkak të kërcënimit ndaj arbitrit.
FSHF ka zgjedhur ta kthejë përsëri në fushë Juxhinin, duke harruar skandalin.