MENU
klinika

Suvenire nga Dropulli

Kooperativa e grave të fshatrave me produktet vendore

17.04.2023 - 12:33

Në Dervician fshatin më të madh të minoritetit grek pranë Gjirokastrës shumë gra kanë zgjedhur të kthejnë në suvenire të shitshme produktet e traditës ushqimore të zonës.

Katerina është njëra prej tyre. Ajo u kthye në fshat pas emigracionit vite më parë dhe vendosi të çelë një biznes të vogël.

Duke hulumtuar natyrën dhe më shumë se 40 lloje bimësh medicinale, disa dhjetëra fruta dhe aroma lulesh të egra Katerina nisi të eksperimentojë me produktet kozmetike natyrale duke krijuar kremëra dhe larës me bazë bimën e balsamit dhe propolisin e nxjerrë nga kosheret e shtëpisë.

Jeta në emigracion sipas Katerinës nuk vlen më për mundësitë dhe potencialin e Dropullit. Ajo e sheh të ardhmen në vendlindje por i duhet më shumë ndihmë me marketingun dhe shitjet online.

Prej disa vitesh një grup grash nga Dropulli hodhën idenë e krijimit të një kooperative që do të mblidhte në një qendër të vogël shitjeje produkte të prodhuara në kushtet e shtëpisë. Kooperativa ja ka dalë deri tani të sjellë në treg më shumë se 50 lloje likeresh, reçeli, glikosh, zaire të dimrit dhe së fundi edhe produkte të kozmetikës me bazë bimore.

Të punuarit së bashku është për gratë e kooperativës edhe një mënyrë për të shkëmbyer ide për të kaluar kohën dhe për të gjeneruar të ardhura.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë