MENU
klinika

Në Itali e bëjnë zyrtare

Interi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Lukakut

17.04.2023 - 12:39

Interi e nisi sezonin me objektiva të qartë, ku kërkonte të rikthehej te titulli kampion, por ndeshjet e fundit kanë bërë që zikaltërit të rrezikojnë seriozisht edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri dhe pavarësisht se janë ende në garë për Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, në skenë kanë dalë emrat e parë për largim.

Sulmuesi Romelu Lukaku nuk do të jetë pjesë e klubit të Interit për sezonin e ardhshëm dhe vetëm një mrekulli në këtë fund sezoni, do të ndryshonte fatin e sulmuesit belg. “La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi i Interit nuk do t’ia paguajë Çelsit kartonin e Lukakut për ta pasur në pronësi për në vazhdimësi, duke qenë se paraqitjet e sulmuesit kanë qenë shumë larg pritshmërive, duke parë sezonin ku Interi fitoi titullin kampion.

Aktualisht, zikaltërit kanë paguar një kosto huazimi e cila shkon në 20 milionë euro, por duket se kaq do të mjaftojë për sulmuesin sepse nuk do të ketë shpenzime të tjera. Interi ka nisur të kërkojë edhe një Zëvendësues për sulmuesin shtatlartë, teksa prioritet duket se do të ketë një sulmues me kosto më të ulët dhe njëkohësisht në moshë më të re. Këtë sezon, Lukaku ka shënuar vetëm 3 gola në kampionat, nga të cilët 2 i ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin