MENU
klinika

Akuzat për gjykimin

Napoli – Milan, UEFA cakton arbitrin më të mirë në botë

17.04.2023 - 19:23

Napoli dhe Milan do luajnë të martë në 21:00 në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League. Kuqezinjtë fituan 1-0 një javë më parë në “San Siro”, me napoletanët që kërkojnë të përmbysin gjithçka në stadiumin e tyre.

Për këtë ndeshje, UEFA ka caktuar që arbitri polak Szymon Marciniak të jetë kryesor. Marciniak vlerësohet si arbitri më i mirë në botë, teksa drejtoi edhe finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës në “Katar 2022”.

Një javë më parë në Milano, arbitri Istvan Kovacs mori vendime të dyshimta, me UEFA-n që e ka pezulluar. Për të shmangur dyshimet në lidhje me gjykimin, në ndeshjen e kthimit mes italianëve në Champions League, UEFA ka caktuar arbitrin më të mirë për momentin.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin