18.04.2023 - 09:58
Ensi Maze një nga dy personat e shpallur në kërkim për vrasjen e një 20-vjeçarit në Tiranë pas mesnate, është vënë në prangat e policisë.
Aktualisht policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.
“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M”, njofton policia.