MENU
klinika

“Theva rregullat e mia për ty”

Kujt po përpiqet t’i japë Tuna mesazh të koduar?

18.04.2023 - 11:05

Pas ndarjes nga bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve të saj, Patris Berisha, këngëtarja Tuna Sejdi surprizoi të gjithë fansat që e ndiqnin prej vitesh.

Pa paralajmëruar më herët, ajo solli si “bombë” një projekt muzikor me Cozman, të titulluar “I huj”.

Teksti i këngës la të kuptohet se dy ish-partnerët kishin ende ndjenja për njëri-tjetrin dhe pavarësisht ndarjes gjithë këto vite, nuk ishin “të huaj” për njëri-tjetrin.

Duket se përveçse në muzikë, çifti u rikthye edhe në jetën reale duke rinisur marrëdhënien aty ku e lanë, e kësaj here me shumë bujë.

Nuk e dimë nëse Tuna ishte “betuar” që s’do të rikthehej më me Cozman, por postimi i fundit ngre dyshime se ajo kërkon t’i thotë diçka dikujt.

“Theva rregullat e mia për ty. Nuk mjafton kjo?”- shkruhet në postim.

Ka dy mundësi: ose po pranon edhe njëherë rikthimin me Cozman, ose po i hedh një thumb ish-partnerit, me të cilin nuk është më.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dikur lidhja e tyre bëri shumë bujë...

E pabesueshme! Ribashkohen Tuna dhe Cozman

Drogë, sherr, prostitucion dhe armë

Kush janë VIP-at që kanë provuar qelitë e burgut?


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë