Që nga lindja deri në pleqëri, ndotja e ajrit dëmton shëndetin tonë në të gjitha fazat e jetës, sipas një studimi të ri nga “Imperial College London”.
Hulumtimi zbuloi se grimcat (PM2.5) dhe dioksidi i azotit – që të dyja vijnë nga shkarkimet e automjeteve – janë veçanërisht të dëmshme.
Hulumtimi shqyrtoi provat kryesore nga 35,000 studime në 10 vitet e fundit nga institucione si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Kolegji Mbretëror i Mjekëve dhe Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin për të arritur në të dhëna të sakta.
Nga studimi ka rezultuar se ndotja e ajrit shkakton numër të ulët të përqindjes së spermës. Gjatë shtatzënisë, u zbulua se dëmton zhvillimin e fetusit dhe mund të shkaktojë abort.
Në fëmijëri, ndotja e ajrit mund të shkaktojë astmë dhe pengesë në rritjen e mushkërive. Mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin mendor, presionin e gjakut dhe aftësitë njohëse, raporton “Euronews”.
Zbulimi i ri më i rëndësishëm, thonë autorët e raportit, është prova që lidhet si me ndikimin e ndotjes së ajrit në shëndetin e trurit – duke përfshirë shëndetin mendor dhe demencën.