MENU
klinika

"Një hap më afër BE-së"

Miratimi i liberalizimit të vizave, Kurti: Lajm i shkëlqyer

18.04.2023 - 16:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi Parlamenti Europian miratohet pa votim liberalizimi i vizave për Kosovën.

Kurti teksa falenderon eurodeputetët, thotë se kjo nënkupton një hap më afër pranë Bashkimit Evropian.

”Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, shkruan Kurti.