MENU
klinika

Superliga luhet në dy ditë

‘Klasikja’ e Shqipërisë dhe derbi

18.04.2023 - 16:27

Superliga shqiptare e futbollit po përgatit javën e 30-të. Pesë duelet do zhvillohen në fundjavë, në dy ditë dhe orare të ndryshme. Bie në sy “Klasikja” e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës, si edhe derbi mes Teutës dhe Erzenit që do luhet në “Niko Dovana”.

Java e 30-të nis të shtunë në 22 prill në orën 15:00. Egnatia luan me Laçin, teksa ende nuk është mësuar stadiumi i kësaj sfide, pasi fusha e rrogozhinasve është dënuar.

Po të shtunë, në 18:00 luhen dy duele. Teuta luan me Erzenin në derbi, teksa në “Loro Boriçi” luhet “Klasikja” e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Të diel në 15:00 luhet Kastrioti – Kukësi në “Elbasan Arena”, teksa në 18:00 luhet Partizani – Bylis. Pas javës së 29-të në elitën e futbollit tonë, Tirana prin renditjen me 53 pikë, pesë më shumë se Partizani ndjekës.

Superliga, java 30-të:

E shtunë, 22 prill

15:00 Egnatia – Laçi

18:00 Teuta – Erzeni

18:00 Vllaznia – Tirana

E diel, 23 prill

15:00 Kastrioti – Kukësi

18:00 Partizani – Bylis

Renditja:

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin