MENU
klinika

Gjimshiti titullar

Fiorentina dhe Atalanta paqe me 2 gola

18.04.2023 - 16:34

Fiorentina dhe Atalanta barazuan 1-1 në ndeshjen e javës së 30-të në Serie A. Në stadiumin “Artemio Franchi” në Firenze, të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë nga Bergamo.

Duhej minuta e 37 e takimit që Maehle të shënonte golin e vetëm për të tijtë, me pjesën e parë që u mbyll me këto shifra. Në të dytën, konkretisht në të 56 minutë, Cabral nuk do gabonte nga pika e bardhë për të vendosur ekuilibrat dhe dhënë nga një pikë skuadrave.

Në këtë takim për Atalantën në fushë ishte edhe Gjimshiti, që bëri paraqitje të mirë, duke fituar vendin e titullarit pas rikthimit nga dëmtimi. Me 49 pikë, Atalanta mban vendin e gjashtë në klasifikim, teksa Fiore me 42 pikë ndodhet në vendin e nëntë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin