Moti këtë të mërkurë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ku do të ketë prezencë të kthjellimeve në pjesën e parë të ditës dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesditës.
Reshje shiu do të ketë në orët e mesditës ku hera herës do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e vona të pasdites e më pas reshjet ndërpriten në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 3 deri 17°C
në zona e ulëta 6 deri 21°C
në zona bregdetare 8 deri 20°C