MENU
klinika

Humbja e katërt radhazi

Frank Lampard regjistron ‘rekord të zi’ si trajner i Chelsea-s

19.04.2023 - 12:24

Frank Lampard ka regjistruar një rekord negativ si trajner i Chelsea-s që u skualifikua mbrëmjen e djeshme në çerekfinale të kompteicionit Champions League.

Si në takimin e parë në stadiumin e Real Madrid edhe mbrëmjen e djeshme në ‘Stamford Bridge’ ndeshja u mbyll 0:2 për madrilenët që kaluan më tej në gjysëmfinale.

Kjo ishte ndeshja e katërt e londinezëve me trajner Lampardin, si dhe humbja e katërt radhazi.

Kështu, 44-vjeçari bëhet trajneri i parë i Chelsea-s që nuk ka fituar asnjë nga katër ndeshjet e tij të para.