MENU
klinika

Dy biletat e gjysmëfinales

Inter luan sezonin, Benfica zotohet për përmbysje!

19.04.2023 - 12:25

San Siro do jetë sonte në orën 21:00 dëshmitari i 90 minutave që mund të përcaktojnë sezonin e Interit. Zikaltërit presin Benfica-n për çerekfinalen e kthimit në Champions League një kohë kur kanë në avantazh fitoren 0-2 të një jave më parë në Lisbonë.

Megjithatë në Milano ekziston frika, pasi zikaltërit në Seria A nuk fitojnë prej 5 ndeshjes. Sëfundmi humbja me Monzën ka acaruar shumë situatën dhe kjo u pa edhe në stërvitjen e fundit ku pati përplasje mes portierit Onana dhe Brozoviçit. Para ndeshjes trajneri Inzaghi, i cili rrezikon të shkarkohet, është mbrojtur duke deklaruar se nëse shkojnë në gjysmëfinale është një arritje e madhe. Te Inter për këtë ndeshje është rikthyer Calhanoglu, por sipas parashikimeve turku do ta nisë nga stoli. Nga ana tjetër vijon balotazhi në sulm mes Dzekos dhe Lukaku-t, por për momentin për ta nisur nga fillimi më i avantazhuari është boshnjaku.

Sa i përket Benfica-s ka entuzisëm për përmbysjen. Trajner gjerman Schimdt thotë se ka besim te përmbysja dhe se portugezët do të bëjnë një lojë shumë sulmuese. Ai shton se në futboll gjithçka është e mundur.

Ndërkohë një ndeshje brilante pritet edhe në Mynih, atje ku Bayern-i ka misionin në dukje të pamundur për të përmbysur humbjen 3-0 të pësuar nga Manchester City në ndeshjen e parë. Për shumë analistë kualifikimi është çështje e mbyllur, por vetë trajneri i anglezëve Pep Guardiola thotë se ‘nuk ka shaka me Bayernin’. Madje spanjolli shkon deri atje sa pohon se do të mbrohen në gjermani, diçka e cila bie në kundërshtim me lojën e tij.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin