MENU
klinika

Analiza

Pse ofensiva pranverore do të jetë “nëna e të gjitha betejave”…

20.04.2023 - 08:30

Teksa mediat ruse raportojnë se Presidenti Vladimir Putin vizitoi papritur dhe pa paralajmërim selinë e “grupit ushtarak Dnieper” në drejtimin Kherson dhe selinë e Gardës Kombëtare “Istok” (Vostok) në rajonin e aneksuar së fundmi Luhansk, kryeministri ukrainas nga Uashingtoni njofton se “kundërofensiva do të fillojë së shpejti”. Newsweek raporton se nga dokumentet sekrete të Pentagonit është zbuluar se ofensiva e koduar “Goditja e Feniksit” (Phoenix Strike) është planifikuar të nisë më 30 Prill.

“Goditja e Feniksit”

Megjithatë, duhet të përmirësohet moti dhe të ndalen reshjet e dendura që krijojnë baltë, e cila ngadalëson automjetet dhe tanket. Përveç kësaj, ndihma e nevojshme ushtarake perëndimore do të arrijë në terren deri atëherë, kryesisht tanke amerikane dhe gjermane Abrams dhe Leopard 2 dhe 571 automjete të blinduara amerikane HMMWV (High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle). Sipas dokumenteve ushtarake amerikane të cituara nga Newsweek, ukrainasit po përgatisin për sulmin trupën e 10-të operative, e cila përbëhet nga nëntë brigada dhe ka 253 tanke, 381 automjete të blinduara luftarake. Nga ana tjetër, rusët paralajmërojnë mobilizim shtesë të më shumë se 300 mijë ushtarëve.

Ukraine war latest: Kyiv eyes major counteroffensive in spring, warns there may be further strikes 'deeper' inside Russia

Sozia e Putinit

Po diskutohet sërish nëse Putini e ka vizituar vërtetë vijën e frontit apo është një sozi e tij, ashtu si rreth një muaj më parë, kur ai vizitoi papritur edhe Mariupolin e pushtuar, simbol i rezistencës ukrainase. Putin u takua me komandantin e Forcave Ajrore, Gjeneral Lejtnant Mihailo Teplinsky, i cili u kthye së fundmi në Ukrainë, pasi ai u dëbua nga fusha e betejës ukrainase pa shpjegim disa muaj më parë. Sipas analizave, këto vizita, përveç efektit të tyre propagandistik, supozohet të konfirmojnë “kthimin e Putinit në ushtri” dhe se ai po mban anën e Ministrisë së Mbrojtjes në konfliktin me Yevgeny Prigozhin dhe Wagner.

“Nëna e të gjitha betejave”

Pra, me ardhjen e pranverës, a po vjen edhe “Nëna e të gjitha betejave”?Kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ukrainës (GUR), Kirilo Budanov, në një intervistë për radion NV, pohoi se “ushtria ukrainase do të vijë në rajonin e Krimesë në pranverë”, dhe analistët ushtarakë thonë se bëhet fjalë përnë maj dhe qershor. Thuhet se betejat më të ashpra mund të zhvillohen në “drejtimin jugor” drejt Melitopolit, si pika e parë e betejës së madhe për çlirimin e portit të Berdyansk dhe kthimin në Detin Azov dhe ndërprerjen e “lidhjes tokësore që Rusia ka aktualisht me Krimenë”.Pikërisht për këtë besohet se Putin ishte me gjeneralin Teplinski, të cilit iu dha detyra të parandalonte realizimin e qëllimeve të Ukrainës.

Shakaja e “kllounit”

Komentatorit politi i agjencisë së regjimit Ria Novosti, Dmitry Bavirin, e quan kundërofensivënpranverore një “betejë vendimtare për Rusinë”.”Nuk ka më beteja për një fund paqësor të konfliktit. Beteja për Rusinë fillon në pranverë,” thekson Bavirin. “Ne qeshim me njoftimet e kllounit të Kievit (Volodymyr Zelensky, i cili quhet kështu për shkak të punës si komedian), por tani jemi të sigurt që kllouni do ta provojë kundërofensivën”. Analisti rus beson se është e qartë se ukrainasit do të lëvizin në jug drejt Krimesë në pranverë dhe se ky është “një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm për sigurinë dhe integritetin territorial të Rusisë dhe s’është më thjesht shaka e kllounit”.

Ukraine presses allies for more aid before an expected spring counteroffensive. - The New York Times

Dështimi i Rusisë

Rusia fillimisht pushtoi Krimenë dhe më pas e aneksoi atë në vitin 2014 dhe e konsideron atë territorin e saj. Aty ndodhet edhe selia e Flotës Ruse të Detit të Zi. Ukrainasit kryen disa sulme me dronë ndaj objektivave ushtarakë në Krime, si dhe u dëmtua edhe ura që lidh Krimenë me Rusinë. Kujtojmë se një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Putinit, ish-presidenti dhe kryeministri Dmitri Medvedevtha se Rusia nëse Krimea kërcënohet, do të përdorë të gjitha armët në dispozicion, dhe megjithëse nuk e përmendi drejtpërdrejt, padyshim që i referohet armëve bërthamore. Kujtojmë se ofensiva ruse, për të cilën Putin deklaroi se duhet të përfundonte në fillim të prillit, dështoi sepse nuk pushtuan dotas Bakhmutin, për të cilin luftohet që nga korriku 2022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të zgjasë deri në Pranverë!

Putin vë në ‘tryezë’ planin 2 të luftës