MENU
klinika

'Demi' Lautaro i uritur

“Pas Botërorit dua edhe Champions League-n”

20.04.2023 - 13:45

Interi dhe Benfica barazuan dje 3-3 në çerekfinalen e kthimit në Champions League. Pas fitores 0-2 në ndeshjen e parë, zikaltërit e Simone Inzaghit kalojnë më tej duke gjetur në gjysmëfinale Milanin, me sfidën e parë që luhet në 10 maj.

Në përballjen e djeshme, te goli doli edhe Martinez. Lautaro tanimë është i uritur, duke dashur që pas Botërorit me Argjentinën të fitojë edhe Champions League me Interin.

“Luaj futboll për të fituar gjithçka, tani për tani jemi të lumtur që jemi në gjysmëfinale, një vend që klubi e meriton. Derbi? Është gjithmonë një ndeshje speciale, ne e dimë se çfarë do të thotë. Tani le të rikuperojmë pikët në ligë, pastaj të mendojmë për Champions League”, tha “Demi” zikaltër.

Më pas një dedikim special nga sulmuesi argjentinas.

“Lumturi dhe krenari që përfaqësoj këtë klub të madh. Jam i lumtur për familjen time, një përqafim për vëllain tim, kjo është për të”, tha Martinez.