MENU
klinika

Dy opsionet për -15 pikët

Fitimet kapitale/ Ditë deçizive për Juventusin

20.04.2023 - 13:46

Anulim i dënimit për defekte procedurale ose referim në Gjykatën e Apelit për gjykim të ri, me mundësi konkrete të uljes së dënimit.

Këto janë dy rrugët për Juventusin në hetimin e fitimeve kapitale pas vendimit të Komisionit të Garancive për shtyrjen e mbledhjes për të vendosur ankimimin e klubit bardhezi për ditën e sotme, i cili kërkon anulimin e dënimit prej 15 pikësh të vendosur nga Gjykata e Apelit e FIGC (Komiteti Olimpik në Itali). Një vendim përfundimtar duhet të jepet brenda ditës së sotme.

Nëse Kolegji i Garancisë vendos të kthejë gjithçka në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit do të ketë 30 ditë kohë për të nxjerrë një vendim të ri. Në rast të një takimi urgjent, çdo gjë do të lidhej me 15 ditë, por dënimi i ri do të ishte sërish i ankimueshëm në Kolegjin e Garancive ‘Coni’ me 60 ditë të tjera, duke sjellë vendimin përfundimtar përtej përfundimit të kampionatit në Serie A.