MENU
klinika

Paska qenë për shkak të punës!

Rita Ora tregon zënkën e fundit me partnerin

21.04.2023 - 11:21

Rita Ora ka treguar zënkën e saj të fundit me bashkëshortin e saj Taika Waititi dhe ka qenë pikërisht kur ai po drejtonte videoklipin e saj të ri.

Këngëtarja publikoi këngën e saj më të re “Praising You”, një përditësim modern i këngës klasike të Fatboy Slim të vitit 1999, “Praise You”, këtë javë.

Një video për të shoqëruar këngën shfaq Ritën dhe një grup kërcimtarësh duke performuar përballë Fatboy Slim dhe pikërisht kjo skenë u drejtua nga bashkëshorti i saj fitues i çmimit “Oscar”.

Gjatë një interviste në “Heart FM” së fundmi, Rita u pyet se si u gjend të punonte përkrah tij.

Ajo pranoi se ishte paralajmëruar për këtë, duke shpjeguar: “Të gjithë thanë “mos e bëj, mos puno me atë që do, nuk funksionon kurrë” dhe unë mendova pse jo?”,

“E dini çfarë, unë vërtet e respektoj atë, e admiroj shumë kontributin e tij krijues dhe ne dolëm me një video argëtuese, jo serioze, pak si origjinali, njësoj si një festë kërcimi rastësor”, tha Rita.

Megjithatë, kur u pyet nëse kishte pasur ndonjë tension, ajo rrëfeu: ‘E vetmja gjë për të cilën patëm frikë ishte për mua që u vonova në xhirime sepse grimi im nuk po shkonte siç duhej, ndërsa ai thoshte: ‘Nxitoni, ne po humbasim dritë, po humbasim dritën’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“U martuan në një ceremoni shumë të vogël”

Dalin detaje të reja nga dasma e Rita Orës dhe Taika Waititit

Një ndër eventet më të famshme në botë

Rita Ora do të jetë prezantuesja e MTV Europe Music Awards 2021

"Qaj sa herë që e shoh këtë"

Rita Ora bëhet nostalgjike


Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë