MENU
klinika

Transportohen me urgjencë në spital

Sherr me thika mes dy të rinjve në një banesë!

21.04.2023 - 11:42

Dy të rinj janë përfshirë në një sherr me thika në Rrëshen de kanë mbetur të plagosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e një prej të rinjve.

Sipas burimeve për Panorama Tv, pasi kanë debatuar ata kanë përplasur me thika me njëri-tjetrin.

Dy të rinjtë janë dërguar në spitalin e Rrëshenit ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.