MENU
klinika

Rritja e futbollit italian në Europë

5 skuadra në garë për tre trofe

21.04.2023 - 16:50

Futbolli italian del nga agonia e viteve të fundit. Skuadrat e Serie A tanimë janë në garë për tre trofetë më të rëndësishëm në Europë. Verdiktet e ndeshjeve çerekfinale në tre kompeticionet e UEFA-s kanë nxjerrë pesë italianet në garë. Kështu, Milani dhe Interi janë në garë për trofeun e Champions League, teksa do përballen në euroderbin e Champions League, për të mësuar se cila nga milanezet do shkojë në finalen e trofeut më të lakmuar në Kontinentin e Vjetër.

Nga ana tjetër, Juventusi dhe Roma bënë dje detyrën dhe kaluan në gjysmëfinalet e Europa League. Bardhezinjtë do përballen me Sevillan, teksa Roma me Leverkusen. Në Conference League, Fiorentina luan me Basel në gjysmëfinalen e Conference League.

Tanimë pas vitesh pritje, Serie A është në garë për të nxjerrë pesë skuadra në Champions League, kjo pas pikëve të këtij sezoni dhe rritjes në Europë. Veç tyre, skuadrat kanë “mbushur arkat” nga UEFA, çka do të thotë edhe një merkato më cilësore. Duket se futbolli në Itali është kthyer në vitet e arta kur dominonte Europën.