DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur. Gjithashtu, 38-vjeçari kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë, shtetasen E. K.(D), 39 vjeçe, banuese në Vlorë. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren, për disa ditë. Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit I. Sh.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetasi. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.