MENU
klinika

Ndërpreja e dialogut Kosovë-Serbi

Vuçiç: Mogherini nuk është fajtore

12.12.2018 - 10:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk pajtohet me pretendimet e Ramush Haradinajt se kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini është njeriu që duhet fajësuar për situatën aktuale në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas mediave serbe, një mbështetje të tillë për Mogherinin, Vuçiç e ka dhënë derisa është pyetur për të komentuar mbi deklaratën e Haradinajt se Mogherini është për t’u fajësuar për dështimin e dialogut.

Nuk mendoj se Mogherini në ndonjë mënyrë ka favorizuar Serbinë. Përkundrazi. Për këtë mund të fajësohemi ne ose Prishtina. Le ta mendojnë mirë në Prishtinë se kush është ai që dëshiron marrëveshje dhe kush është ai që nuk dëshiron”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka shkaktuar dëm Kosovës. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!