MENU
klinika

Deklarata

KLP dhe KLGJ, Zaganjori: Gjithçka në rrugë të drejtë

12.12.2018 - 10:56

Duke folur për reformën e drejtësisë dhe për ngritjen e KLP-së dhe KLGJ-së, Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori theksoi se tashmë procesi ka hyrë në një rrugë të shëndoshë, e cila i jep garanci zbatimit të së drejtës.

Gjatë ditës së djeshme Këshilli i Lartë i Prokurorëve zgjodhi 6 anëtarë nga 10 që ishin në garë.

Ndërkohë në ditën e sotme do të ngrihet edhe KLGJ-ja dhe më pas kjo do t’i hapë rrugë krijimit të SPAK, i cili ka për qëllim hetimin e korrupsionit në nivele të larta drejtuese, përfshirë edhe politikanët.

“Shumica e gjyqtarëve e kanë përshëndetur dhe kanë qenë aktivë në reformën e drejtësisë. Mendoj dhe besoj se gjithçka do të ecë mirë për të garantuar një proces të shëndoshë”, tha mes tjerash Xhezair Zaganjori.