Sali Berisha rrezaton një bezdi dhe në fytyrë në takimet e tij të vakëta në Jug të Shqipërisë. Dhe nuk ka faj. Përveç distancës kulturore, e ka më të madhe bezdinë politike për mungesën e mbështetjes. Takimet e tij në Qarkun e Gjirokastrës e rrezatonin këtë fundjavë këtë bezdi.
Nëse ti publikon takimin e Tepelenës, Memaliaj, Këlcyrës dhe Përmetit me foto, mendon se është I njëjti takim pasi në dy rreshtat e parë janë të njëjtit njerëz që I shëtit në katër qytetet, dhe pastaj dhe 30 të tjerë që gjenden aty.
Por përtej mungesës së njerëzve, bezdia e Berishës kuptohet kur ai nuk ka çfarë të flas. U ngatërron emrat kandidatëve, pastaj ngatërron zonat, fjala vjen Dishnicën e citon në Përmet si fshat I Përmetit ndërkohë që është një nënkrahinë e Këlcyrës dhe gafa të tjera për të cilat nuk duhet fajësuar shumë, se thjesht nuk I di.
Por ajo që më bëri përshtypje është se në të katër qytet Berisha foli për Hasin, dhe për Shkodrën. Sulmoi aq shumë deputetin e Hasit në Këlcyrë dhe Përmet sa dukej sikur ai ishte kandidat në Përmet.
I numëroi thashethemet për ndërrim emri për arrestime etj. Dhe nuk pushonte.
I vetmi shpjegim përveç moshës, është shpresa e humbur e Berishës për të zbritur poshtë lumit Mat me ndonjë bashki të fituar dhe kudo që vete përpiqet së paku të bëj fushatë për ato të veriut, duke shfrytëzuar rastin që media e japin live në transmetim .
Nuk I ka shkuar keq në mendje. Nuk është pak po I mori shumicën e bashkive të veriut. Por nuk e kuptoj pse duhet ta thelloj humbjen në jug duke u folur dhe aty për Hasin. Boll e ka Tritanin për të garantuar humbjen.