MENU
klinika

Kush e ekzekutoi?

Konflikti mes fiseve në Lezhë, ja akuza e 7 viteve më parë ndaj Ardian Nikulaj për vrasje

22.04.2023 - 21:37

Pista e hakmarrjes është një nga pistat që është në duart e hetuesve që po hetojnë vrasjen e biznesmenit në Lezhë Ardian Nikulaj.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania u analizua konflikti 26-vjeçar mes familjeve Nikulaj dhe Lestakaj më qytetin e Lezhës.

Në emission u shfaq dhe një intervistë e gazetares Jonida Shehu, 7-vite më parë me Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e familjarëve të tyre, Lauren dhe Gëzim Lestakaj.

“Unë isha me xhaxhain dhe me nipin, shkuam te toka po punoja tokën aty, isha 20 metra larg tyre dhe pashë që dolën nga kanali Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulaj dhe gjuajtën në drejtim të tyre me automatik.

Ika në shtëpi dhe u tregova të shtëpisë se çfarë ka ndodhur. Ishte dhe një djalë tjetër aty, që ka folur me xhaxhain dhe nipin, aty nga rrethi i Balldrenit, djali i Musa Drisë i vogli, ai ka parë ngajrjen por nuk ka dhënë dëshmi.

I vajti babai dhe e pyeti për me ditur kush ishin personat dhe ai i tha të njëjtët persona, Ardianin de Arbenin që vranë Laurenin dhe Gëzimin”, tha Lestakaj.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”