MENU
klinika

E bija rendit ankesat për nënën e saj

Të jesh vajza e Madonna-s nuk qenka fare e lehtë!

23.04.2023 - 12:06

Lourdes Leon, vajza e Madonna-s, foli për marrëdhënien me nënën e saj në një intervistë së fundmi. Leon zbuloi se nganjëherë ajo ndihet e mbingarkuar nga nevoja e vazhdueshme e nënës së saj për kontroll.

“Mamaja ime është kaq e çuditshme dhe ajo më ka kontrolluar gjithë jetën time”, tha Leon. “Më duhej të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo të mbaroja shkollën e mesme”, zbuloi Lourdes.

Leon kërkoi pavarësinë financiare në një moshë të re, thuhet se pagoi vetë shkollimin e saj në kolegj dhe më vonë mori me qira një apartament në Brooklyn.

Pavarësisht se e ndjen nevojën për të qenë e pavarur, ajo sërish foli me shumë vlerësim për punën e palodhur dhe përkushtimin e nënës së saj. “Ajo është ndoshta punëtorja më e madhe që kam parë ndonjëherë”, shtoi ajo.

Madonna ka reflektuar gjithashtu për të qenit nënë dhe sfidat e prindërimit ndërsa fëmijët e saj rriten. “Kisha këtë ide qesharake që kur fëmijët tuaj rriten, ata mësojnë të kujdesen për veten e tyre dhe bëhet më e lehtë,” tha diva e muzikës në vitin 2017. “Por në fakt sa më shumë rriten, aq më sfiduese bëhet, sepse tani ata po bëhen të rritur dhe kanë vërtet nevojë për udhëzime”.

Madonna ka qenë e qartë për filozofinë e saj të prindërimit, duke thënë: “Unë jam në krye! Unë jam shefja!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e një grupi mbetur pas në kohë

Ishulli arbëresh në Montreal


Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë