Mesa duket, shumë saga do të kthehen në serial (edhe “Harry Potter”). Radhën e ka “Twilight”, me historinë e një trekëndëshi dashurie (dhe jo vetëm) mes një vampiri, një ujku dhe një njeriu. Në serialin e ardhshëm, do “të ketë dorë” edhe Stephenie Meyer, autorja e librave, të cilët kanë frymëzuar filmin.
Sipas “The Hollywood Reporter”, seriali është në fazat e para dhe ka shumë pak detaje të konfirmuara. Ende nuk dihet nëse pjesë e kastit do të jenë aktorët e sagës: Kristen Stewart, Robert Pattinson dhe Taylor Lautner, por gjithsesi, mendojmë se rikthimi do të jetë interesant.
Nuk e dimë se ç’do bëhet me lëvizjet e çuditshme të Bella-s, por kjo s’na bën më pak kuriozë. Fundja, nëse s’do jetë i arrirë, do jetë meme.