MENU
klinika

Lukaku bëhet i frikshëm

Inter merr fitoren e parë në Seria A pas 6 ndeshjesh!

23.04.2023 - 17:21

Interi ka marrë fitoren e parë pas 6 ndeshjesh në Seria A pasi zikaltërit kanë mposhtur 0-3 Empolin. Në këtë sfidë delikate për të besuarit e Inzaghit Lukaku realizoi ‘dopietë’, ndërsa në minutat e fundit rrugën e rrjetës gjeti edhe Lautaro Martinez.

Vlen të theksohet se si zëvendësues në këtë ndeshje hyri edhe shqiptari Kristjan Asllani, ndërsa kjo ishte edhe një hakmarrje për humbjen e fazës së parë që Inter pësoi nga Empoli në ‘San Siro’. Fitorja e fundit në kampionat për Interin ishte më 5 mars kundër Lecce-s.

Golat e ndeshjes Empoli-Inter mund t’i ndiqni këtu.

Sakaq më herët Lazio u mposht 0-1 nga Torino, duke hedhur një hap fals në blindimin e zonës Champions. Kryeqytetasit vinin në këtë sfidë pas një serie fitoresh të pabesueshme, ndërsa pas sfidës trajneri Maurizio Sarri bëri akuza të forta për arbitrat.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin