MENU
klinika

Vijon rrugën drejt titullit

Barcelona triumfon ndaj Atletiko Madridit

23.04.2023 - 21:32

Barcelona ka mposhtur Atletiko Madridin në “Camp Nou” në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të La Liga.

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 45′ nga Ferran Torres. Pavarësisht disa rasteve nga të dyja ekipet asnjëra prej tyre nuk arriti të finalizonte.

Me këtë fitore në shtëpi, Barcelona shkon në kuotën e 76 pikëve, ndërsa Atletiko Madrid pozicionohet në vendin e 3-të me 60 pikë.