MENU
klinika

"Kthehemi mbrapa ose ecim përpara"

Zgjedhjet në Greqi, Mitsotakis “kopjon” sloganin e Ramës

24.04.2023 - 12:47

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po afrohen në Greqi, pasi do të mbahen më 21 maj.

E teksa na ndajnë pak javë nga zgjehdjet. kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis sot ka prezantuar edhe sloganin me të cilën futen në zgjedhje. “Kthehemi mbrapa ose ecim përpara”, me këtë slogan, Mitsotakis kërkon një mandat tjetër 4 vjeçar për të drejtuar Greqinë.

Po ajo që bie në sy është se slogani i i Mitsotakis është i ngjashëm me atë të kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet lokale. PS për fushatë po përdor sloganin “kurrë më mbrapa, vetëm përpara”.

Sakaq, më 21 maj, Kyriakos Mitsotakis kërkon mbështetjen e qytetarëve “për të realizuar tre synime madhore kombëtare: Së pari, të vazhdojmë në rrugën e zhvillimit dhe të investimeve. Së dyti, të ndërtojmë një shtet më modern dhe efikas. Qëllimi i tretë dhe i madh për të marrë Shëndetin Publik dhe Falas që meritojmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi