MENU
klinika

Presidenti i klubit dhunon trajnerin e Kombëtares

Sulm me thikë në peshëngritjen shqiptare

24.04.2023 - 20:57

Ngjarje e paprecedentë në peshëngritjen shqiptare. Federata Shqiptare e Peshëngritjes njofton se Dashamir Caika, presidenti i klubit “Kamza” në peshëngritje ka sulmuar me thikë trajnerin e ekipit Kombëtar, Bashkim Nikolla dhe sportistin Bekim Gripshi. Federata ka publikuar edhe një video, në të cilën duket dhuna dhe sulmi i pashembullt me thikë kundër trajnerit dhe sportistit. Gjithçka lidhet me kërkesën që Caika të dërgonte në aktivitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës sportistë që nuk e meritonin, gjë që nuk është lejuar nga Federata.

“Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi. Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë. Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij”, thuhet në komunikimin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Teksa i drejtohet opinionit publik, Federata shkruan se pamjet do të paraqiten këtë të hënë në prokurori, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli dhe kryetarit të Komitetit Olimpik, Fidel Ylli.. Në njoftimin e Federatës nuk bëhet me dije nëse nga sulmi ka mbetur dikush i dëmtuar, teksa ngjarja është e dënueshme dhe pritet që organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin