MENU
klinika

Ja çfarë kërkon

BE: Zgjedhjet në veri nuk janë zgjidhje politike afatgjatë

25.04.2023 - 12:17

BE nuk i sheh si zgjidhje politike afatgjatë zgjedhjet e fundit që u mbajtën në veri të Kosovës. Nga Prishtina zyrtare kërkohet të finalizohet sa më shpejt të jetë e mundur themelimi i Asociacionit.

Për Bashkimin Evropian zgjedhjet e mbajtura të dielën në veri të Kosovës (23.04.), nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjateë për katër komunat e veriut të Kosovës. Zgjidhja politike sipas BE-së “mund të arrihet vetëm nëpërmjet kthimit të përhershëm të serbëve në institucionet e Kosovës”. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, morën pjesë vetëm pak më shumë se 3% nga afro 45 mijë votues. Zgjedhjet u bojkotuan masivisht nga serbët lokalë.

BE kërkon dialog serioz mes qeverisë së Kosovës dhe serbëve në veri

Bashkimi Evropian pret që institucionet kosovare ta mundësojnë kthimin e serbëve të larguar nga Institucionet dhe të finalizojnë sa më shpejt që të jetë e mundur themelimin e Asociacionit. “Këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes kthimit të përhershëm të serbëve të Kosovës në institucione dhe Kosova ta mundësojë këtë kthim. Puna për themelimin e Asociacionit së Komunave me Shumicë Serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Është e domosdoshme që urgjentisht të rivendosim një situatë ku serbët e Kosovës të marrin pjesë aktivisht në qeverisjen lokale, policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës. Për këtë ka nevojë urgjente për një dialog serioz ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe serbëve të Kosovës në veri. Deri më tani është bërë pak përparim. Prandaj, ne kemi nevojë që të dyja palët të luajnë rolin e tyre dhe të përmbushin angazhimet e tyre”, thuhet në një komunikatë të BE-së.

Sipas BE-së, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve është platformë e duhur, sepse, pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhjet në veri tregoi se ky proces nuk mund të konsiderohet i zakonshëm. “BE-ja pranon se zgjedhjet janë mbajtur në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës dhe se janë bërë përpjekje që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe të rregullt. Në të njëjtën kohë, BE-ja shpreh keqardhje që jo të gjitha partitë dhe komunitetet e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë dhe votuar në zgjedhje. Pjesëmarrja shumë e ulët, veçanërisht në mesin e qytetarëve serbë të Kosovës, tregon se ky proces nuk konsiderohet dhe nuk mund të konsiderohet si zakonisht”, thuhet në reagimin e BE-së.

Prishtina akuzon Beogradin për bojkotin

Autoritetet e Prishtinës zyrtare ndërkaq fajësuan Beogradin për trysni ndaj serbëve të veriut që mos të marrin pjesë në zgjedhje. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se angazhimi i Serbisë për të penguar zgjedhjet është kundër Marrëveshjes së Ohrit. “Si e tillë, kjo qasje e Serbisë duhet të kundërshtohet nga e gjithë bota demokratike, meqë njëkohësisht paraqet edhe akt të ndërhyrjes së paligjshme nga jashtë, akt ky që dënohet me një sërë aktesh juridike ndërkombëtare”, tha Presidentja Osmani. Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “bojkoti i zgjedhjeve në veri u imponua nga fushata kërcënuese e Beogradit”. “Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajën dhe qetësinë”, shkroi Kurti në Facebook.

Vuçiq: Zgjedhjet dështim i regjimit të Kurtit

Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës, “kanë ndodhur ndryshime tektonike”. “Populli serb tregoi se kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme, para së gjithash nga bashkësia ndërkombëtare, dhe para së gjithash po i referohem fuqive perëndimore”, tha Vuçiq. Sipas tij, zgjedhjet në veri paraqesin “dështim të regjimit të Kurtit”.

“Nën një, [zgjedhjet e 23 prillit] janë debakël zgjedhor i Kurtit dhe QUINT-it. Nën dy, ky është një rezultat historik, sepse nuk ka ndodhur kurrë në tokën evropiane. Nën tre, kjo tregoi unitetin e madh të popullit serb, disiplinën dhe përgjegjësinë e serbëve, gjë që nuk është parë në historinë moderne të kombit tonë”, tha Vuçiç, duke shtuar se sic tha, ”zgjedhjet e 23 prillit ishin referendum për serbët që jetojnë në veri, për të treguar se kë nuk duan në veri të Kosovës”.

Në zgjedhjet për kryetarët e rinj të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk morën pjesë partitë serbe, por vetëm një kandidate e pavarur. Zgjedhjet u bojkotuan nga Lista Srpska që është partia kryesore e serbëve në Kosovë. Dalja në zgjedhje ishte pak më shumë se 3 për qind, dhe dy komuna u fituan nga kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjen e dy të tjerave i morën kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Prishtina akuzon Beogradin për bojkotin

Autoritetet e Prishtinës zyrtare ndërkaq fajësuan Beogradin për trysni ndaj serbëve të veriut që mos të marrin pjesë në zgjedhje. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se angazhimi i Serbisë për të penguar zgjedhjet është kundër Marrëveshjes së Ohrit. “Si e tillë, kjo qasje e Serbisë duhet të kundërshtohet nga e gjithë bota demokratike, meqë njëkohësisht paraqet edhe akt të ndërhyrjes së paligjshme nga jashtë, akt ky që dënohet me një sërë aktesh juridike ndërkombëtare”, tha Presidentja Osmani. Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “bojkoti i zgjedhjeve në veri u imponua nga fushata kërcënuese e Beogradit”. “Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajën dhe qetësinë”, shkroi Kurti në Facebook.

Vuçiç: Zgjedhjet dështim i regjimit të Kurtit

Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës, “kanë ndodhur ndryshime tektonike”. “Populli serb tregoi se kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme, para së gjithash nga bashkësia ndërkombëtare, dhe para së gjithash po i referohem fuqive perëndimore”, tha Vuçiq. Sipas tij, zgjedhjet në veri paraqesin “dështim të regjimit të Kurtit”.

“Nën një, [zgjedhjet e 23 prillit] janë debakël zgjedhor i Kurtit dhe QUINT-it. Nën dy, ky është një rezultat historik, sepse nuk ka ndodhur kurrë në tokën evropiane. Nën tre, kjo tregoi unitetin e madh të popullit serb, disiplinën dhe përgjegjësinë e serbëve, gjë që nuk është parë në historinë moderne të kombit tonë”, tha Vuçiq, duke shtuar se sic tha, ”zgjedhjet e 23 prillit ishin referendum për serbët që jetojnë në veri, për të treguar se kë nuk duan në veri të Kosovës”.

Në zgjedhjet për kryetarët e rinj të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk morën pjesë partitë serbe, por vetëm një kandidate e pavarur. Zgjedhjet u bojkotuan nga Lista Srpska që është partia kryesore e serbëve në Kosovë. Dalja në zgjedhje ishte pak më shumë se 3 për qind, dhe dy komuna u fituan nga kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjen e dy të tjerave i morën kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Takim Vuçiç-Kurti më 2 Maj

Zgjedhjet në veri të Kosovës u zhvilluan në kohën e një angazhimi të shtuar të bashkësisë ndërkombëtare, për të arritur një marrëveshje Kosovë-Serbi, për normalizim të marrëdhënieve. Tashmë me 02.05, është konfirmuar takimi i radhës ndërmjet Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se në takimin e 2 majit pjesë e agjendës do të jetë edhe draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Me takimin e radhës të dialogut të nivelit të lartë që do të mbahet më 2 maj, kjo është një kohë e përgatitjeve intensive. Si takimi i parë i nivelit të lartë pas Ohrit, do të jetë një takim i rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të saj”, shkroi Lajçak në facebook. Ai pret që të dyja palët të shkojnë në Bruksel të përgatitura mirë dhe plotësisht të përkushtuara në fazën e zbatimit. “Agjenda do të përfshijë miratimin zyrtar të Deklaratës për Personat e Zhdukur, prezantimin e draft Statutit të parë të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë nga ekipi menaxhues dhe çështjet aktuale”, ka shkruar Lajçak. Më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Serbia janë dakorduar për aneksin e zbatimit të planit të Bashkimit Evropian i njohur ndryshe si plani franko-gjerman. /DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendet e QUINT-it për zgjedhjet në veri të Kosovës

“Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!