MENU
klinika

Kaosi në derbin Olympiacos - AEK

Sulmohet arbitri italian: Më goditën në gjenitale

25.04.2023 - 13:15

Skena të një çmendurie të zakonshme në stadiumin “Georgios Karaiskakis” në Athinë (Pire), ku u zhvillua një ndeshje e ashpër mes Olympiacos dhe AEK, me miqtë që fituan me rezultatin 1-3, por polemikat sollën kaos, tension dhe sende të forta në fushë.

Puna e arbitrit italian Davide Massa përfundoi në shënjestrën e klubit bardhekuq , veçanërisht për shkak të penalltisë në favor të AEK-ut kur rezultati ishte 1-1. “Sot edhe të verbërit e kanë parë se çfarë po ndodh në futbollin grek, falsifikimet, endacakët dhe të paligjshmet kanë treguar se nuk kanë skrupuj. Ju thamë se bota jonë është një kazan që zien”, thuhet në reagim.

Fundi i ndeshjes solli edhe tensionin në fushë, me shumë tifozë që kaluan në pistë për të hedhur sende të forta. Arbitri italian Massa pas duelit shkroi se mori goditje në gjenitale.“Duke hyrë në tunel kishte shumë njerëz atje dhe ndjeva një goditje në organet e mia gjenitale, pa mundur të them se kush e kishte bërë atë”.

Tani pritet ndëshkimi i Olympiacosit dhe tifozëve të tyre për këto incidente të përfshira në raportin e gjyqtarit italian.

Duhej ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej pas shumë minutash kaos. Për fat nuk pati asnjë të lënduar rëndë, me futbollin në Greqi që njihet për skena të tilla. Edhe pse me një arbitër të huaj, sërish nuk munguan polemikat.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin