Puna ideale nuk është çelësi drejt suksesit. Çelësi për të shkuar drejt suksesit, pavarësisht se çfarë pune bëni, jeni ju vetë.
E rëndësishme është ta duam punën që bëjmë, madje të mësojmë ta duam atë. Por si? Disa këshilla të thjeshta:
Shikojini sfidat si një mundësi për të mësuar diçka të re – Disa herë, ia vlen t’i përqafosh këto sfida të reja sepse ato do t’ju mësojnë juve shumë gjëra të reja. Kur rriteni profesionalisht, zhvilloni edhe aftësi të cilat nuk i keni pasur më parë.
Kuptoje dhe pranoje: Cilido prej nesh është ndryshe – Diferencat mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme, por mundohuni të mos stresoheni.
Puna nuk mbaron kurrë, ruaje gjakftohtësinë – Njerëzit e suksesshëm e pranojnë se gjithmonë do të kenë shumë punë për t’u përfunduar dhe ata mundohen që të mos stresohen edhe kur një e papritur i del përpara.