MENU
klinika

"Njeri që është kthyer në maskë për non-gratan dhe zorrën qorre"

Posteri i Këlliçit/ Rama: Ofendim përtej dëftesës që i mungon!

26.04.2023 - 10:54

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga selia e PS se kandidatët e opozitës, të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, janë kukulla që nuk duan të zgjidhen për të vazhduar punët e lëna përgjysmë deri tani, por për t’i kthyer ato në barrikada për qeverinë.

Këtë sqarim ai e bëri pasi më herët në disa takime elektorale ka deklaruar se nëse qytetarët votojnë kandidatët e opozitës, të dyshes Berisha-Meta, duhet ta harrojnë mbështetjen dhe bashkëpunimin me qeverinë.

“Unë kam folur për kukulla të një çifti ku kemi një non-grata. Kuptohet që kjo e bën shumë të vështirë ndërveprimin. Ka dhe komponentë të tjerë, se është një mënyrë për t’ju thënë njerëzve se këta kandidatë nuk janë aty për të vazhduar punët, por për të krijuar oaze e për të ngritur barrikada me qeverinë, për t’i trajtuar bashkitë si pengje lufte.

Për shembull në Shkodër, e kemi pasur 0 bashkëpunimin. Jo se nuk kemi dashur, por se kandidatët e këtyre forcave u përkasin një familje të shthurur politike që nuk ka qeverisur në emër të komuniteteve të tyre. Shkodra është i vetmi qytet i Shqipërisë ku plehrat rrinë mbi kazanë me ditë të tëra”, u shpreh Rama.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Edi Rama është shprehur i bindur se rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit do të jetë kuptimplotë për Partinë Socialiste. Shpërblim për punën që kemi bërë tha ai, dhe motivim për punët që duhen bërë.

“Do të kemi një rezultat shumë kuptimplotë për të gjithë. Një rezultat që aq sa do na shpërblejë për punën që kemi bërë, aq do na motivojë dhe për punët që duhet të bëjmë. Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që ka çdo bashki, jemi në një moment të jashtëzakonshëm sepse po dalim nga një kthesë e fortë me planin ekonomik.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN